Digjet makina e një 41-vjeçari në Lezhë, policia kap autorin e dyshuar. Detajet e para
Në një njoftim paraprak bëhet me dije se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.
Lezhë/ Informacionin paraprak
Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.
Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



