Dinamika e krimit/ Si u qëllua Bledar Muça me breshëri automatiku në lokalin e tij

Ky është Bledar Muçaj, pronari i lokalit i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pedonalen e qytetit ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali.
Si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur dhe 3 persona të tjerë, më konkretisht Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi. Fatmirësisht ata gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në spitalin e qytetit.
Vrasja e 40-vjeçarit ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët u larguan të tmerruar nga vendngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Lushnjes për të bërë identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
Ende nuk ka një sqarim për shkakun e këtij ekzekutimi teksa policia po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Vrasja e Bledar Muçës në qendër të Lushnjës duket si një skenë krimi tashmë e përsëritur. Viktima ka qenë me një person tjetër, ulur në një nga tavolinat e lokalit të tij në qendër të qytetit. Ata kanë qenë jashtë lokalit, aty ku ishin ulur edhe persona të tjerë, por kjo nuk i ka penguar vrasësit të qëllojnë me breshëri.
Në mes të qytetit, në një zonë të populluar dhe të patrembur nga policia, autorët e krimit kanë arritur të qëllojnë ndaj Bledar Muçës duke e vrarë dhe kanë plagosur personin tjetër që ishte me të. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur apo të vrarë nga klientët e tjerë të lokalit.
Vrasësit janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Nuk dihen motivet e krimit, por në Lushnjë tashmë prej vitesh vazhdojnë hakmarrjet mes fiseve për përplasje që e kanë origjinën më shumë se 20 vite më parë. Nuk përjashtohet fakti, që krimi të jetë i motivuar edhe nga një konflikt, që ka lindur kohët e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



