Dinamika e sulmit me mbi 11 të vrarë në Pragë
Autori kaloi nëpër korridoret e Fakultetit me armën në dorë, si tentuan të shpëtojnë studentët
Praga është tronditur mesditën e sotme nga një sulm i armatosur, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Sipas raportimit të mediave vendase, thuhet se autori ka hyrë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Pragës, ndërsa në duar mbante armën, që dyshohet ishte snajper. Autori ka kaluar me armën në dorë nëpër korridoret e Fakultetit duke terrorizuar studentë dhe stafin akademik.
Më pas thuhet se ai është ngjitur në katin e katërt, ku dhe dyshohet se ka qëlluar prej së largu. Nxënësit të kapur në panik kanë tentuar që të shpëtojnë duke u fshehur jashtë dritareve, në parvaze, apo edhe duke tentuar të zbresin nga ballkonet.
Ndërkohë kryebashkiaku i Pragës ka deklaruar se dyshohet se autori dyshohet se ka vdekur pasi ka qëlluar veten me armë dhe më pas ka rënë nga lartësia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



