“Dinastia” Trump drejt falimentimit, çfarë ndodh nëse ish-presidenti nuk gjen 450 mln dollarë deri të hënën?!

Ekipi ligjor i Donald Trump dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut po punojnë shumë përpara afatit të fundit të ish-presidentit (25 mars), për të siguruar një garanci sa i takon gjykimit për mashtrimin civil miliona dollarësh.

Trump personalisht i detyrohet shtetit mbi 454 milionë dollarë sipas një vendimi të gjykatësit Arthur Engoron në shkurt. Shifra arrin deri në 463.9 milionë dollarë nëse përfshihen edhe paratë që u detyrohen djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr.

Ekspertët që folën për CNN thonë se Prokurorja e Përgjithshme Letitia James dhe stafi i saj duhet të jenë të gatshëm të fillojnë labirintin e komplikuar ligjor të sekuestros së aseteve të Trump nëse ish-presidenti nuk siguron obligacionet e nevojshme për të mbuluar vendimin e Engoron, deri sa Trump apelon.

Asetet, si ndërtesat, shtëpitë, makinat, helikopterët dhe avioni i tij, janë në lojë. Fokusi kryesor mund të jetë në llogaritë e tij bankare, të cilat ekspertët thonë se do të jenë më të lehta për t’u mbajtur, ndërsa pronat do të ishin më të vështira.

Trump i ka kërkuar një gjykate të apelit shtetëror që ta lejojë atë të postojë një obligacion më të vogël – ose aspak – duke pretenduar se ai do të përballej me dëm të pariparueshëm nëse do të detyrohej të shesë prona, gjë që nuk mund të zhbëhet nëse ai përfundimisht fiton apelin e tij. Gjykata ende nuk ka vendosur.

Por çfarë ndodh nëse Trump nuk mund të sigurojë paratë e nevojshme për garancinë?

Sekuestrimi i llogarive bankare dhe parave të gatshme

Në teori, zyrtarët mund të fillojnë procesin e ndërlikuar ligjor të marrjes së pasurive të tij, duke ndaluar çdo manovrim tjetër strategjik ligjor nga prokurorët e shtetit dhe kundërpërgjigje nga ekipi ligjor i Trump. Zyrtarët do të duhet të peshojnë se çfarë asetesh duan të marrin, nëse janë llogaritë e tij bankare apo pronat e tij. Ekspertët mendojnë se veprimi i parë duhet të jetë sekuestrimi i llogarive të tij bankare.

Marrja e parave nga llogaritë e Trump kërkon që prokurorët e shtetit t’i kërkojnë Sherifit të qytetit të Nju Jorkut ose një Marshall të SHBA-së që të hyjë në degën kryesore të cilësdo bankë që Trump ka paratë e tij, me një urdhër gjykate.

Ata hyjnë dhe ia japin menaxherit. Menaxheri duhet të paguajë shumën menjëherë. Duhet të jetë një çek“, tha Adam Pollock, një ish-asistent Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Nju Jorkut.

Po ndërtesat dhe bizneset?

“Sekuestrimi i pronës zgjat shumë më tepër. Pasi prokurorët e shtetit kuptojnë se çfarë pasurie duan të marrin, ata i japin zyrës së sherifit urdhrin e ekzekutimit, së bashku me një tarifë për 350 dollarë.. Sherifi më pas poston njoftimin për pronën në tre vende dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm duhet ta shpallë atë katër herë. Më pas, në 63 ditë nga kur i jepet urdhri i ekzekutimit sherifit, bëhet një ankand publik për pronën”, tha Pollock

Procesi i konfiskimit do të jetë më i vështirë me pronat e Trumpit jashtë shtetit, kështu që prokurorët e shtetit kanë bërë tashmë disa lëvizje ligjore për të vënë topin në Nju Jork.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm paraqiti vendime në Westchester County, në veri të qytetit të Nju Jorkut, në atë që disa thonë se është shenja e parë që shteti po hedh bazat për të kapur fushën e golfit të ish-presidentit në Briarcliff Manor si dhe pronën e tij private të njohur si Seven.

Avokatët e shtetit hynë në gjykimet me zyrën e nëpunësit në Westchester County më 6 mars, vetëm një javë pas vendimit të Engoron.

Po kompleksi Mar-a-Lago?

Asnjë gjykim tjetër nuk është paraqitur, por procesi mund të zhvillohet në shtete të tjera ku Trump ka pasuri, veçanërisht Mar-a-Lago në Florida, megjithëse pronat e tjera mund të jenë më pak sfiduese për t’u marrë.

Një betejë kryesore ligjore mund të jetë se sa pjesë e Mar-a-Lago konsiderohet të jetë shtëpia e Trump, e cila mund të mbrohet sipas ligjit.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është firma më e madhe në shtetin e Nju Jorkut, nëse e mendoni si një firmë ligjore. Zyra ka zero avokatë në Florida. Unë do të shihja ekzekutimin në pronat në Nju Jork përpara se të shihni ndonjë gjë në Florida. Në zemër mund të jetë zgjerimi i shtëpisë. Por kjo do të duhej të luhej në gjykatë”, tha Pollack.

A mund të dalë Trump nga kjo?

Trump është ende duke pritur nëse një gjykatë apeli ose do të zvogëlojë shumën që ai duhet të paguajë si pjesë e vendimit ose do të ndalojë vendimin.

Nëse ai nuk e fiton apelin e tij, falimentimi mbetet një opsion, megjithëse ish-presidenti nuk dëshiron ta pranojë.

Ju nuk dëshironi që ai të falimentojë, atëherë borxhi do të shkarkohet. Nëse ai bën kërkesë për falimentim, atëherë vendimi automatikisht pezullohet. Falimentimi është armiku më i madh i zbatimit të arkëtimeve për avokatët”, tha avokati Alden B. Smith i specializuar në mbledhjen e borxheve.

Nëse Trump nuk arrin të gjejë paratë, opsionet e tij tkurren ndjeshëm. Trump dhe ekipi i tij mund të shesin prona më të vogla si një mënyrë për të përmbushur borxhin.

Në fund të ditës, ai do të bëjë gjithçka përpara se të lejojë Tish James të vendosë një dry metaforik në 40 Wall Street“, i tha CNN të premten Harry Litman, një ish-zëvendës ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm.

A i ka Trump paratë?

Ish-presidenti postoi në Truth Social të Premten se ai aktualisht ka pothuajse 500 milionë dollarë para të gatshme që ai synonte t’i përdorte për fushatën e tij.

“Përmes punës së palodhur, talentit dhe fatit, për momentin kam pothuaj pesëqind milionë dollarë para të gatshme, një shumë e konsiderueshme prej të cilave kam menduar ta përdor në fushatën time për president”, shkroi Trump ndër të tjera, teksa sulmoi gjyqtaren që dha vendimit.

Avokati i tij, Chris Kise i tha CNN se Trump nuk po i referohej parave që ai ka në dorë.

Ajo për të cilën ai po flet janë paratë e raportuara në formularët e zbulimit të fushatës së tij që ai ka krijuar gjatë viteve të zotërimit dhe menaxhimit të bizneseve të suksesshme. Këto janë paratë që Letitia James dhe demokratët po synojnë”, tha Kise për CNN të premten. Këto janë paratë që Letitia James dhe demokratët po synojnë.

Trump gjithashtu kohët e fundit duhej të siguronte një garanci prej afro 92 milionë dollarësh për të përmbushur gjykimin kundër tij në çështjen e shpifjes E. Jean Carroll ndërsa ai apelon vendimin./ “CNN”

Publikuar nga Publik Media