E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e parë e punës, por edhe e fundit e jetës
Publik News

Dita e parë e punës, por edhe e fundit e jetës

Myzerim Zeneli 20 vjeç është një nga viktimat e masakrës në Velipojë. Ai kishte vetëm një ditë që kishte filluar punë, por nuk e dinte që ajo do të ishte edhe dita e fundit e jetës së tij.

Së bashku më të viktimë mbetën edhe 3 persona të tjerë, shtetasit Kujtim Ferracaku, Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj.

Sherri që nisi për vendosjen e shezlongëve në hapësirën para hoteleve përfundoi në një tragjedi në Velipojë, ku pas përplasjes me armë katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur. Në konflikt me armë u përfshinë dy familje, ajo Ferracaku dhe Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur 50 metra pranë njëri-tjetrit.

Sot pasdite, policia njoftoi për arrestimin e dy personave që mbetën të plagosur, Hasan Ferracaku dhe nipi i tij, 17-vjeçari Elmilind Dyli.

Ndërsa në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut (Verracaku), Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, dhe Besmir Ferracaku.

Personat akuzohen për  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.