E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i Azem Hajdarit mes protestuesve: Babai im ka qenë student, unë vij si …
Lajme

Djali i Azem Hajdarit mes protestuesve: Babai im ka qenë student, unë vij si …

Protestës së studentëve, i është bashkuar edhe djali i Azem Hajdarit. Në një prononcim për gazetarin, Erjon Skendaj në një lidhje live me News 24, ai ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, dhe ka vënë në dukje se ai i është bashkuar atyre vetëm si student, jo si përfaqësues partiak.

dita 7 proteste student 10

“Ka ardhur momenti mes të qenit gozhda apo çekiçi, ne duhet te jemi çekiçi i ndërtimit të ardhmes tonë. Në kuptimin përplasemi me mish dhe me shpirt për të drejtat tona, njerëzit duhet të zgjedhin ose të shtypen. Këto trima po tregojnë se vërtet do jenë çekiça të të ardhmes së tyre. Të gjithë këto të rinj që janë këtu do jenë në profesione që do të kenë ndikim në të ardhmen tonë, apo të fëmijëve. Njerëzit nuk e kanë më vlerën PD apo PS. Babai im ka qenë student, unë vij si shok i këtyre të rinjve, që të jemi arkitekt i së ardhmes sonë”, u shpreh Azemi, i cili ka emrin e të atit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.