Djali i Metës dhe Kryemadhit drejt fejesës me këngëtaren e njohur
Besart Meta dhe Kanita drejt kurorëzimit të dashurisë së tyre
Një histori dashurie që prej kohësh ka qarkulluar larg vëmendjes së madhe mediatike duket se po merr formë më konkrete. Bëhet fjalë për Besart Metën dhe këngëtaren e njohur Kanita.
Edhe pse për një pjesë të publikut kjo lidhje ka qenë e njohur prej kohësh, detaje të reja kanë dalë në dritë vetëm së fundmi, duke treguar se romanca mes tyre është shumë më serioze sesa mendohej. Artistja nga Shkup, e njohur për profilin e saj të rezervuar në media, duket se ka gjetur stabilitet emocional në krahët e djalit të ish-presidentit Ilir Meta.

Sipas burimeve, marrëdhënia e çiftit tashmë është konsoliduar edhe në rrethin familjar. Ata e ndajnë jetën mes Tiranës dhe Shkupit, duke balancuar angazhimet personale dhe profesionale, ndërsa preferojnë ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit publik.
Sinjalet e para për seriozitetin e kësaj romance i dha vetë Monika Kryemadhi, e cila në një dalje publike la të kuptohej se partnerja e djalit të saj ka një ndikim pozitiv në jetën e tij. Ajo ka folur me vlerësim për zgjedhjen e Besartit, duke theksuar se kjo lidhje e ka afruar atë edhe më shumë me familjen.

Kanita, e njohur për zërin e saj dhe stilin diskret, raportohet se është në një lidhje të qëndrueshme me Besartin prej më shumë se një viti. Ajo ka ndërtuar një raport të mirë edhe me familjen e partnerit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e tyre.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata po mendojnë edhe për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, konkretisht fejesën, duke e çuar kështu këtë histori dashurie drejt një tjetër etape.
Për miqtë e afërt, kjo romancë është tashmë një realitet i konsoliduar, ndërsa për publikun mbetet një nga lidhjet më interesante dhe të komentuara së fundmi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



