Djali i prekur nga COVID i dha fund jetës duke u hedhur nga Sanatoriumi
Tishtim dhe dhimbje për stilisten e njohur durrsake Lira Koça Buda e cila humbi të birin në rrethana tërësisht të çuditshme.
Xhino Koça, vetëm 29 vjeç, i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ishte prekur nga COVID, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, për arsye ende të panjohura.
E ëma, Lira, prej ditës së djeshme, e vetmja gjë që bën është publikimi i fotove të birit të saj të shtrenjtë shoqëruar me mesazhe prekëse.
“Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”, shkruan ajo.
Për shumëkënd është e papranueshme ikja e këtij djali kaq energjik e të qeshur në një moshë kaq të re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





