E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e pallatit në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Lajme

Djegia e pallatit në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat 12-katësh pranë QSUT, duke garantuar se ndërtesa do të rindërtohet plotësisht nga kompania ndërtuese.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thekson se, pavarësisht se shkaqet paraprake të zjarrit nuk lidhen me cilësinë e ndërtimit, përgjegjësia për rikthimin e godinës në gjendje funksionale do të mbulohet nga vetë ndërtuesi. Ai nënvizon se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen të përballojnë vetë pasojat, ndërsa kostot nuk duhet t’u kalojnë taksapaguesve, duke evidentuar rëndësinë e sigurimit të banesave ndaj fatkeqësive.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara,” shkruan Rama.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Sipas tij, strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave kanë ndërhyrë me kapacitet të plotë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa puna vijon për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura brenda apartamenteve.

Bilanci paraprak flet për dëme të konsiderueshme materiale. Të paktën 30 apartamente janë djegur dhe janë bërë të pabanueshme. Aktualisht, autoritetet po kryejnë verifikime të detajuara në çdo banesë, ndërsa për monitorimin e situatës po përdoren edhe dronë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në viji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.