E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do ekstradohet në Shqipëri ‘Babalja’? Avokati sqaron situatën: E mbron…
Lajme

Do ekstradohet në Shqipëri ‘Babalja’? Avokati sqaron situatën: E mbron…

Një nga argumentet më të forta që dha avokati i Albert Veliut në seancën në gjykatën në Prishtinë për vlerësimin e masës së arrestimit, ishte se klienti i tij u ndalua pa një urdhër-ekstradimi nga autoritetet shqiptare. Por, edhe nëse vjen një kërkesa e tillë, gjë që pritet të ndodhë ditët në vijim, Tom Gashi thotë se nuk beson së, “Babalja” do të arrestohet dhe as ekstradohet drejt Shqipërisë.

“Kosova nuk besoj se do të jetë shtet që i shkel të drejtat ndërkombëtare të personave që kërkojnë azil”, tha Gashi për emisionin “Open” në Top Channel.

 

“Dhe unë nuk besoj se ky në një periudhe kohore deri sa të jete në fazën e kërkimit të azilit që do ketë, do kenë autoritetet e Shqipërisë sukses që ta ekstradojnë në Shqipëri, sepse ky deklaron që për shkak të aferës që është krijuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij nga partitë me të mëdha në Shqipëri, jeta e tij mund të jetë e rrezikuar”, shtoi avokati i Veliut në Kosovë.

Albert veliu2

INTERVISTA

Gazetarja: Avokat Gashi, faleminderit që pranuat intervistën në lidhje me klientin tuaj Albert Veliu. Në fakt jeni një avokat i njohur në Prishtine në Kosove. Ngjarja dhe ndoshta personale është e rrallë apo jo.

Avokati: Situata duket që është e politizuar jashtëzakonisht në Shqipëri lidhur me rastin e Albert Veliut përndryshe sikur të mos ishte kjo çështje edhe politike do të ishte një rast i rëndomtë.

Gazetarja: Flasim pak për momentin e arrestimit në kampin e azilit, a ishte diçka ligjore kjo?

Avokati: Jo absolutisht kjo është krejtësisht kundërligjore dhe askund në boten e civilizuar nuk lejohet që dikush të arrestohet në kampin në shtetin në të cilin ka kërkuar azil për shkak se atëherë nuk do të kishte kurrfarë mbrojtje dhe një prej arsyeve që ne kemi paraqitur në gjykatë që mos ti caktohet paraburgimi pas arrestimit të tij ka qenë skandali i arrestimit të tij në kampin e refugjateve aty ku kërkohet azili politik në ketë rast meqenëse azili ekonomik nuk mund të kërkohet në Kosovë, sepse Kosova është shteti me i varfër në Europë, ka qenë një skandal me vete.

Gazetarja: Aktualisht cili është pozicioni i klientit tuaj

Avokati: Aktualisht, Albert Veliu është qytetar i lirë në Republikën e Kosovës. Ai për shkak të kërkesës së tij për azil politik qëndron në qendrën e azilit që është në afërsi të Prishtinës dhe deri sa statusi i tij nuk do të zgjidhet që mund të zgjasë per muaj të tërë përafërsisht në periudhë kohore deri në 9 muaj, atij do ti jepet azili politik apo do ti refuzohet, atëherë nëse kemi një kërkese të vlefshme nga autoritetet ligjore të Shqipërisë mund të shqyrtohet edhe kërkesa që është bërë publike në media të Shqipërisë se do të dërgohet në të ardhmen një kërkese eventuale për ekstradimin e tij.

Gazetarja: Deri tani ju nuk keni asnjë kërkese të tillë?

Avokati: Absolutisht jo. Skandali ka qenë paksa më i madh për shkak se prokuroria ka kërkuar burgimin e tij për një periudhe kohore prej 30 ditësh fillestare në pritje të kërkesës të autoriteteve të Shqipërisë për ekstradimin e tij që i bie ditën e premte nuk ka pas kërkese për ekstradimin e tij. Pra është shënuar në kërkesën e tyre se janë në pritje e sipër. Tani është bërë publike se një kërkese e tillë do të bëhet mirëpo nuk besoj se do të rri-arrestohet Albert Veliu, me kërkesa të njëjta, sepse është i mbrojtur me ligje të Kosovës, me konventa ndërkombëtare dhe bllokada për arrestimin e tij është kërkesa e tij për azil politik.

Gazetarja: Pra nëse vjen kërkesa e ekstradimit sot çfarë ndodh shqyrtohet, ndryshon gjë për statusin e Albert Veliut?

Avokati: Sigurisht qe do te shqyrtohet por jo qe ai do te arrestohet. Sepse ri arrestimi i tij do të ishte një skandal më vete.

Gazetarja: Po mund të ekstradohet?

Avokati: Dhe sigurisht që Kosova nuk besoj se do të jetë shtet që i shkel të drejtat ndërkombëtare të personave që kërkojnë azil dhe unë nuk besoj se ky në një periudhe kohore deri sa të jete në fazën e kërkimit të azilit që do ketë, do kenë autoritetet e Shqipërisë sukses që ta ekstradojnë në Shqipëri, sepse ky deklaron që për shkak të aferës që është krijuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij nga partitë me të mëdha në Shqipëri jeta e tij mund të jete e rrezikuar.

Gazetarja: Avokat faleminderit për sqarimet që dhatë për publikun e Top Channel.

Avokati: Faleminderit prej jush.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.