Do të jenë në mesin e publikut në “Sanremo”? Alketa Vejsiu flet për bashkëshortin dhe vajzën!
Moderatorja shqiptare e cila është përzgjedhur në mesin e shumë vajzave të tjera të njohura për të prezantuar në “Sanremo”, shprehet se në mesin e publikut do të jetë edhe familja e saj.
Bashkëshorti Ardi Nelaj dhe vajza e Alketës do të ndjekin nga afër Alketa Vejsiun, pasi ashtu siç thotë moderatorja, “familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”.
Alketa shprehet e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina:
“Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”.
“La Stampa” e përshkruan Alketën si një femër të bukur, por për moderatoren bukuria është shprehia e energjisë.
“Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji është ajo që është e rëndësishme”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



