Doda publikon skandalin e radhës: Njeriu i PD i kalon vota PS (film)
Mesila Doda vijon denoncimin e shkeljeve gjatë procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit në Qarkun e Tiranës.
Në një video të publikuar sot prej saj në rrjetin social facebook duket qartë se si njeriu i PD kalon vota tek PS.
“Ja si tetërsohet vota, Shqipëria që duam“, ka shkruar Doda në përshkrimin e videos së publikuar sot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë qendrat e votimit, rezultati i të cilave është kontestuar nga PS dhe PDIU.
Tjetërsimin e votave të PDIU, Doda e ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve përmes pamjeve filmike, ndërsa Idrizi u shpreh sot se në të gjitha kutitë e Tiranës ka mospërputhje të fletëve me procesverbalet.
https://www.facebook.com/mesiladoda/videos/10156359347678662/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



