Dokumenti/ Qeveria zyrtarizon premtimin e Ramës, anulohet HEC-i në Osum (Shkeljet e projektit)
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka revokuar lejen e mjedisit për kompaninë që do të ndërtonte HEC-in në Osum.
Në dokumentin e publikuar nga opinion.al thuhet: Konstatim i pavlefshmërisë absolute për ndërtimin e hidrocentrale Bigas 1 dhe Bigas 2.
Siç shihet në dokument, firma ka shkelur afatin 1 vjeçar, pra nuk ka nisur punimet brenda afateve.
Një shkelje tjetër e konstatuar është se nuk ka raportuar të dhënat për impaktin ne mjedis. Konstatohet gjithashtu se ka ndryshime në projektin fillestar.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



