E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Lu ndryshon qëndrim për zgjedhjen e kryeprokurorit nga Edi Rama
Lajme

Donald Lu ndryshon qëndrim për zgjedhjen e kryeprokurorit nga Edi Rama

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu duket se ka ndryshuar mendim për zgjedhjen e kryeprokurori të ri të Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla.

Vetëm pak ditë Ambasadori i SHBA-së me anë të një postim në faqen e Facevook të ambasadës deklaroi se:

‘Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit.

Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin’, thuhet në tekst.

Por sot ambasadori Lu është shprehur se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.

‘I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm’, është shprehur Donald Lu në një takim të organizuar në Tiranë.

Sipas tij, ‘politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.