E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj
Lajme

Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj

Shtatë drejtues të njësive administrative të Bashkisë së Durrësit kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zëvendësuar nga funksionarë të rinj, konfirmon zyrtarisht vetë institucioni vendor.

Bëhet fjalë për gjashtë njësi brenda qytetit dhe njësinë administrative të Sukthit, ndërsa dorëheqjet vijnë pas kontrollit të performancës, të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë verës.

Në vend të tyre janë emëruar 7 administratorë të rinj, që do të mbajnë detyrën në mënyrë të përkohshme.

Emrat e rinj të emëruar në Njësitë Administrative të Durrësit:

Sukth – Erjon Xhili

Njësia Nr. 1 – Pranvera Gagani

Njësia Nr. 2 – Alketa Veseli

Njësia Nr. 3 – Petrit Ismailati

Njësia Nr. 4 – Frederik Musai

Njësia Nr. 5 – Redion Tabaku

Njësia Nr. 6 – Agustin Ndoj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.