E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqen mbi 50 drejtorë, priten ndryshime në disa sektorë
Lajme

Dorëhiqen mbi 50 drejtorë, priten ndryshime në disa sektorë

Mbi 50 drejtues institucionesh dhe drejtorish raportohet se kanë dhënë dorëheqjen, në kuadër të lëvizjeve të paralajmëruara në administratën publike. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit që nuk pranojnë të largohen vetë nga detyra rrezikojnë të shkarkohen.

Ndryshimet pritet të përfshijnë disa sektorë të rëndësishëm, mes tyre Sigurimet Shoqërore, Doganat, Arsimin, Hipotekat, Energjetikën, Shëndetësinë dhe Infrastrukturën.

Vendimet e reja pritet të konkretizohen pas kthimit të kryeministrit Edi Rama nga Budva, ku ndodhet për të marrë pjesë në një samit.

Deri më tani, nuk janë bërë publike zyrtarisht emrat e të gjithë drejtuesve që do të largohen dhe as lista përfundimtare e emërimeve të reja.

Sipas raportimeve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kreu i Gardës së Republikës janë ndër drejtuesit që pritet të mbeten në detyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.