Doris Pack reagon pas dhunës policore me protestuesit: Kjo është fytyra e vërtetë e premtimeve të Ramës në takimet europiane
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar pas përplasjes së policisë me protestuesit e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, në Ditën e Europës. pjimage (9) Në një postim në Twitter, Pack shkruan se akti i Ramës për t’ia kaluar truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës dhe aksioni brutal i policisë ndaj qytetarëve janë fytyra e vërtetë e premtimeve të tij në takimet evropiane.
“Shqipëria dëshiron që të fillojë negociatat me BE-në: ky akt i Ramës, duke e çuar Teatrin në duart e mikut të tij të vërtetë dhe aksioni brutal i policisë në Ditën e Evropës tregojnë fytyrën e vërtetë premtimeve të tij në kaq shumë takime evropiane”, shkruan Pack.
Më herët Pack reagoi duke thënë se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj “do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian”. “Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian”, shkruante Doris Pack.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



