E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “Aruba”, zbardhet lëvizja urgjente e opozitës
Lajme

Dosja “Aruba”, zbardhet lëvizja urgjente e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar zyrtarisht zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare dhe përdorimin e strukturave shtetërore për pastrimin e parave.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Bardhi nënvizon se kërkesa është depozituar në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ndërsa ngre akuza të forta ndaj qeverisë për lejimin dhe nxitjen e kapjes së ekonomisë nga grupet kriminale.

Sipas tij, krimi i organizuar është fuqizuar ekonomikisht përmes një sërë mekanizmash shtetërorë, përfshirë lejet ndërtimore, licencat, fondet publike dhe kontratat koncesionare.

Një nga pikat kyçe të interpelancës është kërkesa për sqarim rreth një takimi të dyshuar në ishullin Aruba në janar të vitit 2019, ku sipas Bardhit, disa zyrtarë të lartë shqiptarë kanë qenë të pranishëm dhe rasti është dokumentuar nga Antimafia italiane.

Bardhi i ka drejtuar Kryeministrit një sërë pyetjesh konkrete, për të cilat kërkon përgjigje publike dhe transparente në Kuvend.

Reagimi i Bardhit:

Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe fuqizimin e tij përmes lejeve, licencave apo fondeve publike, që shërbejnë si mekanizëm për pastrimin e parave të pista.

Kryeministri Edi Rama duhet të japë sqarime Kuvendit lidhur me çështjet më poshtë:

· A ka dijeni Kryeministri Edi Rama për takimin e dokumentuar nga Antimafia Italiane të zhvilluar në periudhën 24–31 Janar 2019, në ishullin Aruba, në Karaibe, zyrtarisht territor i Mbretërisë së Hollandës?

· Kush janë eksponentët e lartë të Qeverisë shqiptare, që kanë marrë pjesë në atë takim dhe a është informuar Kryeministri Edi Rama prej tyre apo shërbimeve të sigurisë kombëtare mbi përmbajtjen e takimit?

· A ka përfituar shtetasi Artur Shehu, apo persona të lidhur me të, leje ndërtimi; licenca; punë publike; marrëveshje koncesioni apo partneriteti publik-privat; prokurime publike apo fonde publike, nga Qeveria Shqiptare apo institucionet nën varësinë e ekzekutivit?

· A është takuar ndonjeherë Kryeministri Edi Rama me shtetasin Artur Shtetit, apo ka zhvilluar ndonjëherë takime qeveritare apo elektorale në pronat e paluajtshme në pronësi të këtij shtetasi, që rezulton të jetë një person i skeduar nga disa agjenci ligjzbatuese si drejtues i një organizate ndërkombëtare kriminale të trafikut të drogës?

· Cfarë masash ka marrë Kryeministri, si drejtues i Këshillit të Ministrave, për të parandaluar që krimi i organizuar të ketë ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare, apo të mos dëmtojë konkurencën e lirë në treg, sic citon edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit?

Mbetet të shihet të enjten nëse Edi Rama do të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve legjitime. A do marrrë ai guximintë vijë në Kuvend dhe të pranojë fuqizimin e një personi të shpallur si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.