E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dramë në aeroplan për shkak të një “shakaje”, kanadezi gënjeu se është infektuar me coronavirus – arrestohet
Publik News

Dramë në aeroplan për shkak të një “shakaje”, kanadezi gënjeu se është infektuar me coronavirus – arrestohet

Siç raportojnë mediat kanadeze, aeroplani i aviokompanisë “West Jet” tashmë kishte qenë në gjysmë të rrugës për në Montig Bay të Xhamajkës, kur një burrë u ngrit në këmbë dhe tha se së fundmi ka qenë në Kinë ku është infektuar me coronavirus.

CBS raporton se pilotët me të dëgjuar çfarë tha ky burrë, vendosën të rikthehen në Toronto nga frika se pasagjerët e tjerë mund të infektohen.

Në anën tjetër zyrtarët kanë konfirmuar se pretendimet e 30-vjeçarit kishin të bëjnë me një “shaka” që nuk ishte aspak e mirë – përkundrazi shkaktoi panik në mesin e pasagjerëve.

E pikërisht për shkak të këtij veprimi ai ka përfunduar në prangat e policisë, kurse kompania “West Jet” u ka kërkuar falje pasagjerëve që ishin brenda aeroplanit 243.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.