E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtimi i Onkologjisë në QSUT, dyshime për fitues të paracaktuar
Lajme

Drejtimi i Onkologjisë në QSUT, dyshime për fitues të paracaktuar

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është përfshirë nga akuza serioze për mungesë transparence dhe shkelje të kritereve ligjore, duke ngritur shqetësime të forta në sistemin shëndetësor.

Në garë janë dy kandidatë, një kirurg dhe një mjeke onkologe, ndërkohë që sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, drejtuesi i një shërbimi duhet të jetë specialist në fushën përkatëse, në këtë rast në onkologji. Ky kriter thelbësor duket se vihet në pikëpyetje, duke rritur dyshimet për një proces të manipuluar.

Burime nga brenda sistemit shëndetësor flasin për një skenar të mundshëm ku fituesi i konkursit është vendosur që më parë, duke e kthyer garën në një formalitet. Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të rregullave që duhet të garantojnë meritokracinë dhe profesionalizmin në drejtimin e strukturave jetike.

Ndërkohë, edhe pse kandidatëve u kërkohen standarde të larta si tituj akademikë, përvojë profesionale dhe një platformë zhvillimi 4-vjeçare, shqetësimi kryesor mbetet anashkalimi i kriterit bazë: specializimi në fushën përkatëse.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e procesit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Ministria e Shëndetësisë.

Në këto kushte, lindin disa pyetje thelbësore:

  • Kush po e shtyn këtë emërim në kundërshtim me ligjin?
  • A ka dijeni institucionet për një proces që mund të shpërthejë në skandal publik?

Sepse kur bëhet fjalë për Onkologjinë, nuk bëhet thjesht fjalë për një post drejtues, por për një sektor ku vendimet ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e pacientëve dhe besimin tek sistemi shëndetësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.