E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtonin makinën në gjendje të dehur/ Në pranga të rinjtë
Lajme

Drejtonin makinën në gjendje të dehur/ Në pranga të rinjtë

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve.

Burimet policore bëjnë me dije se të asrrestuarit janë shtetasit me iniciale Dh.Z., vjeç 20 dhe S.L., vjeç 22, të dy banues në Çërravë-Pogradec.

Njëri prej tyre drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe shtetasi tjetër (pasagjer në këtë mjet) në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat  penale : “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.