E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i KESH  Verdho i jep 500 milionë Nursen Metulit në tenderin me shumë dyshime
Lajme

Drejtori i KESH Verdho i jep 500 milionë Nursen Metulit në tenderin me shumë dyshime

Ergys Verdho, i njohur ndryshe si “Gysi” i tenderave, nuk e ka harruar aspak zakonin e tij të vjetër kur ishte në krye të ARRSH-së. Drejtori aktual i KESH ka filluar përsëri “avazin” e tij të vjetër me organizimin e tenderave kryekëput të dyshimtë.

Madje rasti i sotëm është aq flagrant sa pa frikë mund të quhet ekstremisht i dyshimtë. Drejtor Gysi ka organizuar tenderin me numër reference REF-41081-09-09-2022 dhe me objekt “SISTEMI I SIGURISË KIBERNETIKE FAZA II”.

Fondi limit i tij është 44,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihen re disa fakte për të vënë duart në kokë. Kështu del se në të ashtuquajturën garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë, nga të cilët njëri prej tyre ka ofruar vlerë zero.

Ky është një rast tepër flagrant dhe ekstremisht i dyhsimtë pasi nuk ka asnjë motiv logjik që një operator të hyjë në një garë dhe të ofrojë zero lekë, përveç rastit kur gara është fiktive. Fitues është shpallur operatori tjetër pjesëmarrës që në fakt ka qenë edhe i vetmi që ofroi vlerë.

Bëhet fjalë për kompaninë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e cila ka ofruar vlerën prej 42,310,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë me TVSH. Shihet qartësisht se kjo vlerë është gjithashtu e dyshimtë, pasi rezulton të jetë sa 96.2% e fondit limit të tenderit.

Ndërkaq rezulton se pronar i kompanisë fituese është Nursen Metuli,  eshte denoncuar edhe me pare si fitues i disa tenderave të dyshimtë të dhëna kryesisht nga Blendi Gonxhja. Ky i fundit sipas mediave shihet shpesh në shoqërinë e Nursen Metulit.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.