E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Policisë me më shumë pushtet, zbardhen kopetencat e reja
Lajme

Drejtori i Policisë me më shumë pushtet, zbardhen kopetencat e reja

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pritet të ketë kompetenca më të gjera në drejtimin e institucionit, pas ndryshimeve të fundit të miratuara në ligj nga Kuvendi.

Në seancën plenare të 23 korrikut, ndërsa vëmendja ishte përqendruar te protesta jashtë Parlamentit, deputetët votuan ndryshimet për Policinë e Shtetit, të propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Rexha.

Sipas formulës së re, Drejtori i Përgjithshëm do të vijojë të zgjidhet përmes një procesi konkurrimi. Megjithatë, pas përfundimit të mandatit, atij i lind e drejta të mbajë gradën “drejtues i parë”, si dhe të qëndrojë në strukturat e Policisë së Shtetit në role të tjera, si këshillues, pedagog në Akademinë e Policisë apo oficer kontakti.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritje të ndjeshme të kompetencave të kryepolicit. Ai do të ketë të drejtën të shkarkojë drejtuesit e komisariateve në qarqe, kur e konsideron të nevojshme. Për këto poste nuk do të ketë më procedura konkurrimi, pasi emërimet do të bëhen drejtpërdrejt nga Drejtori i Përgjithshëm.

Megjithatë, emrat e përzgjedhur duhet të paraqiten për miratim te Ministri i Brendshëm, i cili do të japë firmën përfundimtare.

Ndryshimet në ligj do të hyjnë në fuqi pasi drafti të dekretohet nga Presidenti i Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.