Drejtori i shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’ ndërrroi jetë nga Covid, ministrja Kushi: Hidhërim për këtë njeri të palodhur
Dedë Malaj, drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan ndërron jetë nga Covid-19.
Ndaj këtij lajmi të hidhur ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Me anë të një reagimi në ‘facebook’ Kushi shkruan se e ka pritur me keqardhje të madhe këtë lajm dhe se ndan ndjenjën e hidhërimit me të afërmit e familjarët e të ndjerit
“Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19. Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim.
Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit,” shkruan Kushi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



