Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur betejën me koronavirusin
Lajmin e hidhur e kanë bërë me Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh. Në postim thuhet se megjithë përpjekjet e stafit mjekësor 66-vjeçaari nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.
“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19
Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon gushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe,” shkrueht në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



