Drejtuesi i Prokurorisë Apelit, kalon vetingun
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka ka kaluar Vetingun. Ky është vendimi i dhënë sot në KPK, ndërsa trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.
Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.
Peka ka rezultuar pozitiv në të treja shtyllat e vlerësimit që janë: Pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.
Ai ka rezultuar pa probleme me deklarimin e pasurisë, po ashtu është vlerësuar se nuk ka lidhje me pastërtinë e figurës dhe vlerësim pozitiv për aftësitë profesionale.
Kush eshte Dritan Peka
Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Peka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Dritan Peka zotëronte pasuri familjare me vlerë 5.4 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së parë të dorëzuar prej tij në ILDKPKI, Peka zotëronte ¼ e një apartamenti të përfituar nga privatizimet si dhe kishte nënshkruar një kontratë porosie për blerjen e një apartamenti të financuar pjesërisht nga kredia bankare. Ai zotëronte gjithashtu edhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kreut të Prokurorisë së Apelit është 12.6 milionë lekë. Ajo përbëhet nga apartamenti me vlerë 5.2 milionë lekë, nga likujditete bankare me vlerë 4 milionë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 2.4 milionë lekësh. Familja Peka zotëron gjithashtu një automjet me vlerë 980 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese llogariten në 34.5 milionë lekë. Të ardhurat kanë si burim pagën e subjektit si dhe pagën e bashkëshortes së tij.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Dritan Peka.
Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen e një kredie shtetërore me vlerë 5 milionë lekë në vitin 2010, e cila shërbeu për shlyerjen e një kredie tregtare për blerje apartamenti të vitit 2003. Prokurori Peka deklaron se nga kredia shtetërore ka siguruar 1.5 milionë lekë kursime në cash në vitin 2010.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në analizë është shitja e një automjeti në vitin 2013, i cili nuk rezulton në deklaratat e mëparshme. Gjithashtu, kursimet familjare të akumuluara në cash e tejkalojnë kufirin e lejuar ligjor prej 1.5 milionë lekësh.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



