E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtuesi i SPAK Arben Kraja takon ministren e Drejtësisë së Kosovës, ja për çfarë u ra dakord
Publik News

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja takon ministren e Drejtësisë së Kosovës, ja për çfarë u ra dakord

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, zhvilloi ditën e sotme një takim dypalësh me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe delegacionin e saj. 

Në këtë takim u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesin e vetingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Gjithashtu u diskutua mbi arritjet si rezultat i këtyre proceseve, por edhe sfidat konkrete me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.