Drejtuesja politike e LSI-së i përgjigjet Ramës: Do të të syrgjynosim në azil
“LSI do e çojë “Rilindjen” jo për skrap, se edhe skrapi ka vlerë, por në azil. Karagjozi në largim do syrgjynoset kuturu jashtë Shqipërisë e askush s’ka për ta pranuar për azil. Dhe për sa i përket Durrësit, do jetë ky qytet që do të të zbojë përgjithmonë për një mijë e kusur borxhesh që i ke”, shkruan Elona Guri në një postim në rrjetet sociale.
Reagimi i kësaj të fundit vjen pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, që gjatë një konference për mediat tha se çuarja për skrap e LSI ishte një projekt i përbashkët i tij dhe Lulzim Bashës që ai nuk e ka tradhtuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



