E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drini Zeqo rikthehet sërish në Top Channel pas 22 vitesh
Lajme

Drini Zeqo rikthehet sërish në Top Channel pas 22 vitesh

Një lëvizje e papritur po trazon merkaton e televizionit shqiptar, teksa gazetari i njohur Drini Zeqo rikthehet në ekranin e Top Channel pas më shumë se dy dekadash. Zeqo do të jetë një nga figurat kryesore të edicionit të shtatë të reality show-t të dashurisë “Për’puthen”, ku do të ulet në karrigen e opinionistit krah Erjola Doçit.

Sezoni i ri i programit po përgatitet të nisë me moton “Kapitull i ri”, duke sjellë ndryshime rrënjësore jo vetëm në panel, por edhe në strukturën drejtuese. Moderimi i këtij edicioni i është besuar Heidi Bacit, ndërsa rolin e autorit të programit do ta marrë gazetari Ronaldo Sharka.

Përveç ndryshimeve në stafin transmetues, produksioni ka konfirmuar një kast krejtësisht të ri konkurruesish dhe disa surpriza të tjera që pritet të zbulohen me nisjen e transmetimit. Edhe pse data zyrtare e premierës nuk është bërë ende e ditur, rikthimi i Zeqos pas 22 vitesh mbetet një nga zhvillimet më me interes për publikun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.