E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drogë dhe prostitucion në Durrës, arrestohen kolumbianet
Flash

Drogë dhe prostitucion në Durrës, arrestohen kolumbianet

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase kolumbiane, të dyshuara për ushtrim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarat, të identifikuara me inicialet D.G., 28 vjeçe, dhe M.A., 24 vjeçe, ishin akomoduar në një apartament me qira në lagjen nr. 18 të qytetit.

Gjithashtu, është proceduar penalisht pronari i apartamentit për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “moskallëzimit të krimit”.

Gjatë kontrollit në apartament, forcat e policisë sekuestruan një sasi kanabisi, një shumë parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe pasaportat e dy shtetaseve të huaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.