E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua  në “Sunny Hill Festival”: Faleminderit që ndriçuat çdo moment!
Lajme

Dua në “Sunny Hill Festival”: Faleminderit që ndriçuat çdo moment!

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka në një postim në rrjetet sociale, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e bënë festivalin e sivjetshëm kaq të veçantë, nga familja dhe ekipi organizator, te artistët pjesëmarrës, e deri te fansat që ndezën atmosferën në Prishtinë.

“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën për këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ndriçuat çdo moment.

Dhe për fansat tanë të bukur  – WOW – ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm.  Nga thellësia e zemrës ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër!” shkroi Dua ndër të tjera.

Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës botërore që prej mbrëmjes së të premtes (1 gusht). Ylli me famë ndërkombëtare, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të festivalit “Sunny Hill”. Dua interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj të para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.