“Duçka, ndërmjetës i Ramës”/ Shkullaku: Ja pse ka dhe pasaportë diplomatike dhe e-mail shtetëror
Gazetari Armand Shkullakun, ka deklaruar se Dorian Duçka është ndërmjetës i Edi Ramës në biznese të ndryshme.
I ftuar në një studio televizive, Shkullaku është shprehur se kjo shpejgon faktin që Duçka dhe pasaportë diplomatike dhe e-mail.
“Unë të kam thënë se fuqia e tij nuk është fuqi personale.Sepse sado i fuqishëm të jesh individualisht, nëse e merr kryeministrin e Shqipërisë si pako postare, ta çosh në dreka e darka me McGonigal, të kërkosh licenca për kompani nafte, të bësh biznes për kompani kineze, ruse, dhe vetë në Shqipëri, këto nuk i bën dot nëse nuk ke mbështetje të fuqishme.
Po nuk pate aminin e një kryeministrit të një vendi, nuk na afron njeri se dukemi si delirant. Ai në fakt, është ndërmjetës i njeriut më të pushtetshëm sot në Shqipëri. Kjo e shpjegon faktin se ai ka edhe pasaportë diplomatike dhe përdor edhe emailin shtetëror. Edhe kur u pyet kryeministri, ai u spërdrodh dhe tha e kam këshilltar pa pagesë”, ka thënë Shkullaku
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



