E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dule në krah të Belerit për mandatin  në KQZ: Sot doni të përmbyllni rrëmbimin e Bashkisë së Himarës
Lajme

Dule në krah të Belerit për mandatin në KQZ: Sot doni të përmbyllni rrëmbimin e Bashkisë së Himarës

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, mori pjesë këtë të premte në seancën e mbajtur në KQZ për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Fredi Belrit pas dënimit të tij nga Apeli i Posaçëm.

Në fjalën e tij Dule theksoi se procesi i sotëm në KQZ është përmbyllja e planit të kryeministrit Rama për të uzurpuar Bashkinë e Himarës.

Dule theksoi se gjatë këturë 14 muajve janë shkelur dhjetëra nene të Kushtetutës mes të cilave kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri iu mohua e drejta themelore që të marrë detyrën që i ka dhënë siovrani.

“Në respekt të prezantimeve të juristëve unë do të dëshiroja që të theksoja që në fillim që sot jemi përpara një tentative për të përmbyllur një proces politik që ka nisur më 6 maj 2023. Synimi i këti qëllimi politik ishte uzurpimi i bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Këtij procesi kërkohet t’i fshihet fytyra dhe t’i falet dikujt tjetër autorisia. Subjekti që kishte për qëllim rrëmbimin e bashkisë Himarë është PS dhe kreu i saj Edi Rama. Në këtë periudhë 14 mujore mund të rendis me dhjetëra nene të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë të cilat janë shkelur.

Kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe eurodeputetit Beleri nuk i është dhënë e drejta e votës, të shpreh vullnetin e tij, e dyta i është privuar e drejta të zgjidhet. Nuk është përmbushur detyrimi kushtetues që të zgjidhet duke marrë përsipër detyrën që i ka ngarkuar sovrani, Belerit i janë penguar të dyja të drejtat kushtetuese edhe të zgjedhë por edhe të zgjidhet”, tha Dule.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.