E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DUMA PËRPLASET ME NGJELËN : AMERIKANËT NUK KANË ZBRITUR POSHTË PALLATIT TËND ME AEROPLAN…
Politikë

DUMA PËRPLASET ME NGJELËN : AMERIKANËT NUK KANË ZBRITUR POSHTË PALLATIT TËND ME AEROPLAN…

Ish-deputetja e PD Grida Duma është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me avokatin e njohur Spartak Ngjela, në studion e emisionit Open teksa flitej për protestën e opozitës më 13 prill.

Debati mes Dumës dhe Ngjelës nisi pasi ky i fundit u shpreh se në protestë kishte persona që ishin paguar për të shkaktuar trazira, persona këta që mbanin maska në fytyrë.

DEBATI I PLOTË:

Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë

Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre

Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhembëve

Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe

Ngjela: Këto zonjë janë të paguara

Po po vazhdo, Jepi jepi vazhdo analizën

Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjinë

Ngjela: Fjalët palidhje janë zhurmë

Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua

Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar

Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi

Ngjela: Nuk fshehet fytyra thash unë

Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.