E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, 28-vjeçari plagoset rëndë për një vend  parkimi
Flash

Durrës, 28-vjeçari plagoset rëndë për një vend parkimi

Zbardhen detaje nga plagosja e ndodhur në Hamallaj të Durrësit. Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar ku bën me dije se ka mbetur i plagosur me 2 plumba një 28-vjeçar.

Ndërkohë është bërë dhe identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Altin Lekegegaj, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, i cili dyshohet se ka nisur për vendin e parkimit.

“Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Sapo është marrë njoftimi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.