E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/  I  bënte zhurmë gjatë natës, plagoset me armë në sherr e sipër
Lajme

Durrës/ I bënte zhurmë gjatë natës, plagoset me armë në sherr e sipër

Një 40 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, pas një sherri momental që pati me komshiun e tij, në lagjen nr.4.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit, 50 vjeçari Gentian Kuqi qëlloi dy herë me pistoletë fqinjin Mikel Spirollari dhe më pas me shpejtësi u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pasi Kuqi i ka kërkuar fqinjit të tij që të mos bëjë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes në banesë.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, teksa autori është vënë në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.