Durrës/ I vihet shiriti pallatit. 82 banesa jashtë përdorimit, të dëmtuara edhe 111 shtëpi
Këto janë pamjet që ka lënë pas tërmeti i fortë i së shtunës, me një magnitudë prej 5.8 ballësh.
Ky pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti.
Pallati është ndërtim i dekadës së fundit dhe është rrethuar me shirita bllokues për të shmangur hyrjen në të.
E gjithë godina ka pësuar dëme të konsiderueshme strukturore brenda dhe jashtë, ndërsa banorët janë strehuar te të afërm dhe në shtëpitë e pushimit të ministrive që ndodhen në Plepa.
Fotot, nga Top Channel.





Pasoja të rënda ka lënë pas tërmeti i frikshëm i 21 shtatorit, që nxori në rrugë të madh e të vogël në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij. Bilanci i dëmeve në banesa dhe biznese është rënduar, ndërkohë grupet e vlerësimit janë ende në terren për të llogaritur dëmet në çdo banesë të prekur.
82 banesa dhe një pallat i pabanueshëm, si dhe 111 banesa të dëmtuara rëndë janë dëmet e shkaktuara në Durrës dhe njësitë administrative nga tërmeti i së shtunës. Ndërkohë lista e banesave me dëmtime më të lehta është më e gjatë. Shifrat i bën të ditura burimet zyrtare nga bashkia e Durrësit.
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi një fond prej 10 milionë lekësh për dëmet nga tërmeti, ndërsa Këshilli Bashkiak I dhuroi 20 milionë lekë, ku nuk dihet ende një vlerë e përafërt e dëmit në të gjithë bashkinë, por fondi është miratuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



