E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi ‘mbërthehet’ nga m*ti për Krishtlindje, Sako bën sehir
Lajme

Durrësi ‘mbërthehet’ nga m*ti për Krishtlindje, Sako bën sehir

Një incident i rëndë është raportuar gjatë natës në qytetin e Durrësit, ku tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen, duke përmbytur rrugët dhe krijuar një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Ngjarja ndodhi natën e Krishtlindjes, duke shënuar një tjetër episod shqetësues të përsëritur në qytet.

Banorët tregojnë se zona e prekur përfshin rrugën përpara Komisariatit të Policisë së Durrësit, pranë Spitalit Rajonal dhe arrin deri afër shkollës “Dy Gjelat”. Sipas qytetarëve, bashkia e drejtuar nga Emirjana Sako nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar apo menaxhuar situatën, pavarësisht se kjo është një problematikë e njohur dhe e përsëritur.

Një qytetar, i revoltuar nga situata, ka regjistruar një video dhe e ka publikuar në rrjetet sociale, duke u shprehur me tone të ashpra ndaj autoriteteve:

“O kryetare, i more frymën Durrësit, e mbyte me mbeturina, e mbyte. Ja përpara Komisariatit të Policisë. Data 25, për Krishtlindje, ora 11 e darkës, e mbyti gjithë qytetin. Shih si janë rrugët plot me mbeturina. Aman o kryetare, nuk duam as ujë e as drita, vetëm na liro nga kjo situatë, se era është e padurueshme. Live nga Durrësi, për Krishtlindje, qyteti është i mbytur,” – shprehet qytetari krahas videos së publikuar nga JOQ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.