Dy infermierë në spitalin e Rrëshenit të infektuar me Covid-19
Një tjetër rast me Covid-19 raportohet nga Rrësheni dhe bëhet fjalë sërish për një punonjës të spitalit.
Pasi dje u konfirmua me koronavirus një infermiere në spitalin e Rrëshenit sot bëhet me dije se ka rezultuar pozitiv edhe burri i saj, gjithashtu punonjës në spital.
Çifti i bashkëshortëve fatmirësisht nuk kanë infektuar kolegët e tjerë të cilët pasi kanë bërë testin kanë rezultuar negativë.
Të dy bashkëshortët infermierë për momentin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë ventëkarantinuar.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë raportohen 15 të vdekur dhe 259 të infektuar nga Covid 19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



