E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy prova për mungesën e kulturës shtetformuese
Flash

Dy prova për mungesën e kulturës shtetformuese

Nga Arben Malaj*

Kryeministri ynë merret me karriket, tavolinat, parkimet dhe lavazhet. Politikanët nga çdo parti politike janë në 85 përqind të tyre thjesht “manekinë/kokë-tundës”.

Ndërsa administrata publike sot është kryesisht, një thes për nderë individuale, nepotike, politike, partiake dhe patronazhiste.

Dy prova për mungesën e kulturës shtetformuese.

1. Edhe në vitin 1922, nëpunësit e tatimeve/taksave dhe doganave zgjidheshin me konkurs publik. Ata ishin më të mbrojtur se sot nga nepotizmi, korrupsioni dhe përzgjedhja patronazhiste.

Provë për këtë konkluzion profesional: shikoni sa miliardë lekë janë vendimet gjyqësore për pushimet politike nga puna.

Asnjë politikan i dënuar deri penalisht dhe i përjashtuar nga postet publike për shkeljen flagrante të ligjit evropian të administratës publike, por që zbatohet në mënyrën më primitive të abuzimit me pushtetet.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, pa një administratë publike thellësisht profesionale dhe sa më pak politike, partiake dhe patronazhiste.

Arben Malaj: Dy prova për mungesën e kulturës shtetformuese

2.Dekreti i emërimit të çdo ministri përfshinte një mesazh të qartë për detyrimet e ministrit ndaj vendit të tij, ku theksohej se “pres prej tij/ministrit besnikëri dhe zell në detyrë, shërbime të drejta, me ndërgjegje të pastër dhe kombëtare për Republikën tonë Shqiptare.”

Jo thjesht zhgënjim.

Jo thjesht trishtim, për taksën e rëndë në qindra miliardë lekë-vendime gjyqi për shkelje flagrante të ligjit të administratës publike, që ka rrënuar shpresën dhe ka nxitur braktisjen e vendit në nivele më të larta edhe se vendet në luftë.

Kjo do të ishte prioriteti i prioriteteve që në 1992 dhe aq më shumë që prej 2013-s. Moskuptimi i prioriteteve është dëmi më i madh që çdo politikan i bën vendit të tij.

Ish-ministér i Financave*

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.