Dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit, një i plagosur
Dy vajza kanë përplasur automjetet sot në Tiranë, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta.
Nga informacionet e para, personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej vajzave shofere, Marjo Barami.
Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohet një prej mjeteve luksoz që është përfshirë në aksident. Ai ka targa angleze dhe me gjasa i përket Fatjon Dautit.
Gazetarëve të kronikës u ka shpëtuar, por Dauti është personazhi i famshëm që shkelmoi derën e PD dhe u bë subjekt sherri mes dy copave të PD, bashistëve dhe berishistëve disa kohë më parë.
Ai u akuzua nga Basha se i nxitur nga Flamur Noka goditi me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Basha tha se ai ka të shkuar kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



