E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet e reja të PS: Ku i gjeti PD lekët për të financuar 3 muaj protestën në Çadër?
Lajme

Dyshimet e reja të PS: Ku i gjeti PD lekët për të financuar 3 muaj protestën në Çadër?

Deputetet e PS, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte bojkotuar nga deputetet e opozites pas rrezimit te kerkeses per intepretim nga Gjykata Kushtetuese te mandatit te deputetit socialist, Rakip Suli./r/n/r/nLawmakers, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla, during a parliamentary session.

Partia Socialiste e ka përqendruar mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në investigimin e pak ditëve më parë të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me pagesën e lobimit që ka paguar Partia Demokratike për të siguruar takime dhe një foto me Presidentin Donald Trump.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe që investigimit dyshimet janë se ato vijnë nga Rusia.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”, tha Balla.

Sipas tij “si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.