E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet e qëllimshme, digjet automjeti në Korçë, çfarë deklaroi në polici pronari
Lajme

Dyshohet e qëllimshme, digjet automjeti në Korçë, çfarë deklaroi në polici pronari

Një automjet është djegur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Mborje në Korçë.

Sipas informacionit të policisë mjeti është në pronësi të shtetasit Arjel Cene  dhe është djegur plotësisht.

Për fat të mirë përveç disa dëmeve material nuk ka patur asnjë dëmtim tjetër.

Teksa nga ana e autoriteteve  po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, bëhet me dije se  Arjel Cene ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë

NJOFTIMI I POLICISË:

‘Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.