E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E BUJSHME! Italia do t’i thotë ‘jo’ Bordit të Paqes të Donald Trump
Bota

E BUJSHME! Italia do t’i thotë ‘jo’ Bordit të Paqes të Donald Trump

Italia nuk pritet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit amerikan Donald Trump për t’u përfshirë në të ashtuquajturin “Bord i Paqes”.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, qëndrimi refuzues lidhet drejtpërdrejt me parashikimet e Kushtetutës italiane.

Konkretisht, neni 11 i Kushtetutës lejon pjesëmarrjen e Italisë në organizata ndërkombëtare që kanë në fokus ruajtjen e paqes, por vetëm në kushte të barabarta me shtetet e tjera.

Kjo kornizë kushtetuese, sipas medias italiane, bie ndesh me natyrën dhe mënyrën e funksionimit që përfaqëson Bordi i Paqes i propozuar nga Trump.

Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni pritet të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit.

Megjithatë, Corriere della Sera thekson se ajo është gjithnjë e më e vetëdijshme se nuk mund të marrë angazhime në emër të Italisë për anëtarësimin në këtë bord, veçanërisht në kushtet kur kërkohet edhe një tarifë anëtarësimi për t’u bashkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.