E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E bujshme nga Spanja, Ronaldo i kërkon agjentit ta rikthejë te skuadra e…  p
Lajme

E bujshme nga Spanja, Ronaldo i kërkon agjentit ta rikthejë te skuadra e… p

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Don Balon”, kampioni portugez i ka thënë menaxherit të tij Zhorge Mendesh se dëshiron që të largohet nga Italia në fund të këtij sezoni, duke risjellë zërat e një rikthimi te Mançester Junajtid, që është gati të ripresë në “Old Trafford” sulmuesin.

Ronaldo

 

 

Ai erdhi në “Teatrin e Ëndrrave” në moshën 18-vjeçare nga Sportingu, por mesa duket edhe në moshën 36- vjeçare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mendohet se mund t’i japë një marsh më shumë skuadrës së “Djajve”. Por kampionët e Italisë do të tentojnë deri në fund për ta bindur CR7-ën që të qëndrojë, të paktën deri në vitin 2022, kur i skadon kontrata në Torino.

Që kur është larguar nga Mançesteri drejt Madridit, 36- vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të rikthehet sërish në klubin ku u bë një futbollist i
madh. Në 2014-ën, Ronaldo tha: “Unë e dashuroj Mançesterin. Të gjithë e dinë këtë. Junajtid është në zemrën time. Tifozët janë fantastikë dhe një ditë do të doja që të rikthehesha”. Dhe nëse CR7 do të këmbëngulte që të ndryshonte ambient, Juve pa dyshim që do t’ia plotësonte dëshirën, sepse nga ana tjetër do të hiqte barrën e një rroge stratosferike në këto kohë të vështira financiare.ronaldo man utd

“Don Balon” ka kohë që shkruan për një rikthim të portugezit te “Djajtë”. Në janar, ata shkruanin se Junajtid kishte përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për Juven.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.