E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ëma “vodhi” lekët e Postës, i biri i Elizabeta Matajt rreh policin
Lajme

E ëma “vodhi” lekët e Postës, i biri i Elizabeta Matajt rreh policin

Djali i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, Elizabeta Mataj, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka goditur një punonjës policie së bashku me një person tjetër. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 6 të Durrësit.

Një incident i dhunshëm është regjistruar në Durrës, ku në qendër të një procedimi penal ka përfunduar A. Mataj, djali i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, Elizabeta Mataj.

Sipas të dhënave për ngjarjen, A. Mataj, në bashkëpunim me shtetasin D.B., dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit D. Hallaci.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit. Punonjësi i policisë ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur, sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, është sulmuar fizikisht.

Për rastin është nisur procedimi penal ndaj A. Matajt dhe D.B., ndërsa rrethanat e plota të konfliktit po trajtohen nga autoritetet përkatëse.

Rasti merr vëmendje edhe për shkak të lidhjes familjare të një prej personave të proceduar me ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës, Elizabeta Mataj.

Mataj doli nga qelia më 25 shtator, pasi ndaj saj ishte caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Ajo ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për dyshimet lidhur me zhdukjen e rreth 700 mijë eurove, shumë që, sipas hetimit, lidhej me fondet e destinuara për pagesat e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Tashmë, emri i familjes Mataj rikthehet në vëmendje pas procedimit të djalit të saj për incidentin e dhunshëm të regjistruar në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.