E goditi gruan e tij me levën e kazanit të rakisë dhe e la të jepte shpirt, flet burri: Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar
Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj. Fillimisht u raportua se një grua ishte gjetur e pajetë në banesën e saj.
Derisa më pas u zbulua se kishte qenë vetë bashkëshorti i 53-vjeçares, ai që i kishte marrë jetën gruas së tij.
Kurse gjatë ditës së sotme mësohet se bashkëshorti i saj ka dëshmuar në polici dhe ka thënë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ishte xheloz.
Po ashtu Skënder Hoxha ka thënë ajo e tradhtonte me një person më të ri në moshë dhe për këtë arsye ai i ka marrë jetën.
Mësohet se Skënder Hoxha është shprehur kështu, para hetueseve:
E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar. E vrava se isha xheloz.”
Gjithashtu ai ka treguar se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e kishte goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e kishte lënë të jepte shpirt
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



