E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E kapën e rrahën…“, dëshmitarja rrëfen si ia thyen këmbën të riut
Denoncime

“E kapën e rrahën…“, dëshmitarja rrëfen si ia thyen këmbën të riut

Një dëshmi e publikuar në rrjetet sociale hedh dritë mbi rrethanat e incidentit ku një student mbeti i dëmtuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Një grua, e cila thotë se e ka parë ngjarjen nga afër, pretendon se i riu ishte vetëm 15-16 vjeç dhe se u dhunua nga policia pasi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ndodhi pak minuta para se ajo të shkruante mesazhin. Gruaja tregon se i riu, i veshur me kapuç, po ecte në rrugë kur ajo e pa dhe thirri policët, pasi mendoi se po e kërkonin.

Ajo pretendon se efektivët i kërkuan të riut të ndalonte, por ai u tremb dhe u largua me vrap. Më pas, sipas rrëfimit, ai u kap nga policët, u rrah dhe u rrëzua në tokë, ku dyshohet se iu thye këmba.

Dëshmitarja shprehet se ngjarja e tronditi, duke theksuar se i riu ishte shumë i vogël në moshë. Ajo thotë se nuk arriti të regjistronte pamje të incidentit dhe se ishte nisur për në shtëpi.

Në fund të mesazhit, gruaja pretendon gjithashtu se ambulanca nuk kishte mbërritur në momentin kur ajo shkroi dhe se i riu ishte futur në makinën e policisë. Këto rrethana kërkojnë verifikim nga autoritetet, ndërsa dëshmia e publikuar nuk përbën e vetme konfirmim të pavarur të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Studenti i dëmtuar është raportuar më herët se ndodhet në Spitalin e Traumës dhe se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim mjekësor. Rrethanat e incidentit dhe përgjegjësitë për dëmtimin e tij mbeten për t’u sqaruar.

Denoncimi i plotë i dëshmitares

“Kam qenë unë dëshmitare e djalit që iu thye këmba tani, s’ka pak minuta.

Djali ishte me kapuç në vesh dhe po ecte drejt. E thirra unë, sepse po e thërrisnin policët.

Hoqi kapuçin dhe iu përgjigj në mënyrë shumë normale. I thanë për kontroll. U tremb, ishte shumë i vogël, diku 15-16 vjeç.

U largua me vrap. E kapën, e rrahën, e vendosën në mes dhe iu thye këmba.

S’po bëja as video, asgjë. Tha: ‘Jam nis për në shpi, në qytet studenti 🥺’.

As ambulanca nuk erdhi. E futën në atë gjendje në makinën e policisë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.