E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kishte përndjekur  një 17-vjeçar,vetëhelmohet me pesticide
Lajme

E kishte përndjekur një 17-vjeçar,vetëhelmohet me pesticide

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale D.K.

Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore e vetëhelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT”.

Nga hetimet e policisë, rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.K, 17 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vethelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.

Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.