E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ndoqi deri në hotel, 27-vjeçari shqiptar përdhunon turisten gjermane në Greqi
Publik News

E ndoqi deri në hotel, 27-vjeçari shqiptar përdhunon turisten gjermane në Greqi

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në ishullin Kos, pasi dyshohet se ka përdhunuar një turiste gjermane po ashtu 27-vjeçare.

Takimi mes tyre ka nisur në një lokal dhe më pas ata patën një bisedë me njëri-tjetrin.

Por në momentin kur 27-vjeçarja u ngrit nga lokali dhe u nis për në dhomën e hotelit, shqiptari e ka ndjekur dhe e ka “rrëmbyer” duke e çuar në plazh dhe e ka përdhunuar deri në mëngjes.

Ishte vetë vajza që ka bërë denoncimin në polici dhe pasi shqiptari u arrestua, vajza e njohu dhe konfirmoi se ishte ai që e kishte përdhunuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.